Tuesday, May 12, 2020

Shqiptaret ne Maqedoni

Shqipëria është e ndarë politikisht, sepse ne nuk jemi të bashkuar intelektualisht. Ajo është e copëtuar, sepse ne nuk jemi apo nuk kemi qenë të organizuar. Secila pjesë, që sot ka mbetur jashtë Shqipërisë aktuale, ka mbetur si pasojë e dobësisë tonë në raport me fqinjët dhe e këmbënguljes së tyre për përhapjen e hegjemonisë së tyre nëpër trojet tona, duke qenë shumë më të organizuar ushtarakisht dhe më të sofistikuar sa i përket diplomacisë. Përhapja e hegjemonisë së tyre vazhdon edhe sot, e sidomos mbi shqiptarët e Maqedonisë. Pra, kur flasim për këtë trevë, nuk duhet të harrohet assesi ky fakt.

Shqiptarët popullojnë pjesën perëndimore të Maqedonisë. Kjo pjesë, është bërë një fushë-betejë e luftërave ideologjike, në të cilën shqiptarët janë nën shënjestër nga ndikimet e dy palëve që kërkojnë terren: ndikimi sllav dhe turk. Sa i përket ndikimit sllav, ata kanë arritur të asimilojnë në shumicë absolute shqiptarët e besimit të krishterë, ndërsa qëllimin e tyre me shqiptarët muslimanë do ta nënvizojmë në vijim. Ndërsa ndikimi turk, duke e pasur në dorë një kartë të fuqishme, pra fenë, ka arritur që përmes saj të shtrijë ndikimit e vet dhe të instrumentalizojë një pjesë të popullsisë.

Pra, përshkrimi që mund t’i bëhet shqiptarit të Maqedonisë, sipas nesh, është ky: gjendet në fushë-betejë, është i vetmuar dhe askush se ndihmon dot, ndërsa përballë ka dy përbindësha me të cilët, në rast se dëshiron të jetoj, e ka patjetër të luftoj.

Sllavët, luftën kundër shqiptarëve e zhvillojnë në bazë fetare, por qëllimin e kanë shkatërrimin kombëtar. Sllavo-maqedonasve nuk i’u pengon aspak përkatësia jonë fetare, ata kanë problem me përkatësinë tonë kombëtare. Termi “radikalizëm islam”, nga sllavo-maqedonët përdoret ekskluzivisht për të njollosur shqiptarët dhe kurrë pakicat tjera. Rrjedhimisht, lufta kundër “radikalizmit islam”, në fakt, është luftë kundër shqiptarëve. Dhe kjo, jo pse shqiptarët e Maqedonisë janë radikalisht fetarë, por se pushteti dëshiron të na paraqes të këtillë. Ata, jo vetëm që duan të na paraqesin të këtillë, por edhe punojnë që ne të jemi të këtillë. Edhe pse ky term, në dukje mund të tingëllojë si sulm ndaj fesë, qëllimi i saj është anti-shqiptar dhe ky term përdoret për të përbaltur vetëm shqiptarët. Në Maqedoni jetojnë edhe pakica tjera etnike të përkatësisë muslimane, si boshnjakët apo turqit, por ata nuk përfshihen kurrë në një term të këtillë. Pse çdo vit sulmohet shtëpia e alfabetit shqiptar në Manastir? Ose, edhe kur sulmohet ndonjë xhami (që natyrisht se nga secili do të cilësohej sulm ndaj fesë), pse gjithmonë sulmohen xhamitë që frekuentohen vetëm nga shqiptarët?!

Pra, kur akuzojmë shqiptarët e Maqedonisë si “radikalist fetar”, duhet pasur parasysh këto dy gjëra:
- se, edhe në qoftë i tillë, ai është viktimë e presionit të padurueshëm nga jashtë, dhe i neglizhencës së shtetit shqiptar,
- se, edhe kur ai nuk është i tillë, sllavët dëshirojnë të na paraqesin të tillë. Rrjedhimisht, duke i quajtur kështu, ne vetëm e konfirmojmë se propaganda e tyre kundër nesh, po funkcionon shumë mirë dhe po pranohet edhe nga ne.

Prandaj, të mos e godasim veten me dorën tonë, por ti përdorim duart tona në luftë me kundërshtarët tanë. Ne duhet të organizohemi e të bashkëpunojmë, në mënyrë që ta luftojmë propagandën e huaj, e jo të biem vetë pre e saj!
#AdminVAGRANT

Albanians in NM

Albanians are the largest ethnic minority in the Republic of Macedonia. Of the 2,022,547 citizens of Macedonia, 509,083, or 25%, are Albanian according to the latest national census in 2002. The Albanian minority lives mostly in the north-western part of the country. The largest Albanian communities are in the areas of Tetovo (70% of the total population), Gostivar (67%), Debar (58%), Struga (56%), Kičevo (31%), Kumanovo (25%) and Skopje (20%).

According to the official census data (held every 10 years), Albanians made up 19% of the total population in 1953. The population fell to 13% in 1961, but grew again in 1971 to 17%. The group formed 19.7% in 1981 and 21% in 1991.[2] At the last census in 2002, the Albanian population was at 25.2%. Ethnologue in 2002 estimated some 500,000 people speaking the Albanian language in Republic of Macedonia.[3] In the decade since the republic declared independence from Yugoslavia, some Albanians have claimed to account for 30% of the population and demanded an appropriate share of power. On the other side, ethnic Macedonians said Albanians were barely 20%.[4] However, the widely accepted number of Albanians in the Republic of Macedonia is according to the internationally monitored[5] 2002 census. The census data estimated that Albanians account for about 25% of the total population. In the 2008 Macedonian parliamentary elections, Albanian political parties received 22.61% of the total vote, receiving 29 of 120 seats. Wikipedia

Shqiptaret ne MV

Popullsia shqiptare e popullon kryesisht pjesën veri-perëndimore të Maqedonisët. Komunitetet më të mëdha shqiptare janë në rajonet e Tetovës (70% të popullatës së përgjithshme), Gostivar (60%), Dibra (65%), Struga (52%), Kërçova (55%), Kumanovë (28%) dhe Shkupit (35%).

Regjistrimi i popullsisë mbahet çdo 10 vjet, shqiptarët kan marrë pjesë me 19% të popullsisë së përgjithme në vitin 1953. Pjesëmarrja e popullsisë shqipatere ra në 13% në vitin 1961, përshkak të shpërnguljeve për Turqi. Ajo u rrit përsëri në vitin 1971 në 17%. Shqiptarët arritën deri 19,7% në 1981 dhe 21% në 1991 Vladimir Ortakovski (2001): Marrëdhëniet ndëretnike dhe pakicave në Republikën e Maqedonisë, Shën. Universiteti "Shën Cirili dhe Metodi", Shkup. Në regjistrimin e fundit në vitin 2002, popullsia shqiptare ishte në 25,2%. Etnologet në vitin 2002 vlerësojnë rreth 500.000 njerëz flasin gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë. Në dekadën që Republika e Maqedonisë shpalli pavarësinë nga Jugosllavia, kryesisht hulumtuesit shqiptarë kanë dhënë të dhëna në lodhjen me pjesmarrjen e popullsisë shqiptare - 30% . Nga ana tjetër, maqedonasit etnikë thnin se shqiptarët kanë qenë mezi 20%. Megjithatë, numri i pranuar gjerësisht të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë është sipas regjistrimit të monitoruar nga ndërkombëtarët në vitin 2002. Të dhënat e regjistrimit vlerësuan se shqiptarët përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë së përgjithshme. Në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë , 2008 / 2008 , partitë politike shqiptare ka marrë 22,61% të votave, duke marrë 29 nga 120 vende. Wikipedia